75 Mall Live Search
14:57 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ahmeti jep një lajm të mirë për të gjithë fëmijët e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se Drejtoria për Sport ka implementuar dy projekte të reja.

Ai ka treguar se së shpejti do të ndërtohen 6 kënde të reja të lodrave dhe 2 fushave sportive, shkruan Indeksonline.

“Drejtoria për Sport ka implementuar projektin e ndërtimi të 6 këndeve të lodrave dhe 2 fushave sportive. Fëmijët janë ata që gëzohen shumë për projekte të tilla! Prandaj, gëzuar fëmijë.”, ka shkruar Ahmeti./Indeksonline/