75 Mall Live Search
16:45 / E Hënë, 20 Prill 2020 / indeksADMonline

Ahmeti kërkon nga qytetarët të ndihmojnë nxënësit me telefona dhe laptopë

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që posedojnë telefona mobil ose laptopë të cilët nuk i përdorin, që t’ua dhurojnë ato nxënësve për mësim online.

Ai në një postim në Facebook thotë se shumë fëmijë nuk posedojnë pajisje të tilla, të cilat janë të nevojshme për ndjekjen e mësimit të distancë në kohë pandemie.

“Nëse keni në shtëpi telefon (smartphone), tablet, kompjuter, funksional, por që nuk e përdorni atëherë dhuroni ato pajisje, që një fëmijë tjetër të ketë mundësi për të mësuar”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Kemi nevojë për juve! Me rastin e organizimit të mësimit online kemi mësuar se është numër i madh i nxënësve që nuk kanë as smartphone, as tablet e as kompjuter për të komunikuar me mësimdhënësit.

Sic kemi thënë më herët pandemia po na i nxjerr në pah pabarazitë e shoqërisë tonë. Duke ditur që ne si Komunë do të digjitalizojmë edhe më tutje arsimin në Prishtinë duke filluar nga shtatori, por duke marr parasysh urgjencën e krijuar tani, ne mendojmë se NUK duhet ta lëmë asnjë fëmijë prapa për shkak se nuk i ka mundësitë familja me ble pak teknologji.

Prandaj e kemi një ide të solidaritetit. Në qoftë se keni në shtëpi telefon (smartphone), tablet, kompjuter, funksional por që nuk e përdorni atëherë dhurone atë pajisje, që një fëmijë tjetër të ketë mundësi me mësu.

Po e filloj unë që e kam një smartphone që nuk e përdori, është funksional. Drejtoresha e Arsimit,

Shpresa Shala

më informoi që edhe ajo po e dhuron një të tillë.

Sara Habipaj

e Këshillit të Prindërve në Dardani u ofrua menjëherë edhe për një pajisje.

Adrian Berisha

po e jep një laptop që nuk e përdorë.

Te tregojmë se Prishtina është një.

Në qoftë se keni një pajisje të tillë dërgone një email në shtabi.pr@rks-gov.net me temen Asnjë fëmijë të mos mbetet prapa dhe specifikoni llojin e pajisjene do të organizojmë marrjen e pajisjes.

Emri i juaj do të publikohet në listen e donatorëve për këtë kauzë kaq të rëndësishme.