17:46 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ahmeti kërkon ta dijë nëse ka nevojë për intervenime shtesë në stadiumin, ”Fadil Vokrri”

Debati në lidhje me stadiumin e Prishtinës, ”Fadil Vokrri” po vazhdon edhe më tej.

Në lidhje me këtë, para pak minutash edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar në rrjetet sociale.

Ahmeti ka thënë se UEFA ende nuk ka vendosur për licensimin e staiumit, teksa përgjigjja mund të merret në ditët e ardhshme, transmeton IndeksOnline.

”UEFA ende nuk ka vendosur për licencimin e stadiumit Fadil Vokrri ndërsa pritet që përgjigja të merret në ditët në vijim”.

Image may contain: stadium and outdoor

”Me kete raport punekryesi (AlTrade) dhe investitoret, MKRS si investitor kryesor dhe Komuna e Prishtinës presim të dijmë se a ka nevoje për intervenime shtesë”.

”Në qoftë se jo atëherë edhe zyrtarisht fillojmë procedurën e pranimit teknik”, shkroi Ahmeti.

Tutje, merret vesh se më 2 shtator do të zhvillohet ndeshja tjetër testuese mes Prishtinës dhe Dritës në kuadër të Superligës së Kosovës.

Dhe në qoftë se stadiumi licensohet nga UEFA, atëherë edhe ndeshja mes Kosovës dhe Ishujve Faroe më 10 shtator do të zhvillohet në ”Fadil Vokrri”./IndeksOnline/