Ahmeti: Kostoja e shtuar e autostradës Prishtinë-Shkup, sa buxheti njëvjeçar i Prishtinës
I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është deklaruar rreth asaj se qeveria e kaluar kishte shtuar koston e autostradës Prishtinë-Shkup prej 63 milionë euro.
Me këtë rast Ahmeti ka thënë se e gjithë kjo ishte sa buxheti njëvjeçar i Prishtinës, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Qeveria e kaluar e paska shtuar koston e autostrades për Shkup për 63 milion me kamata e penallti për mospagesë me kohë.
Sa buxheti njëvjeçar i Prishtinës!