Ahmeti – Kurtit: Në qoftë se beson që do të jesh në qeveri 4 vite, çfarë kuptimi ka amandamentimi i Ligjit për Zgjedhje brenda natës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti në lidhje me propozimin për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve.
Sipas Ahmetit, përderisa Kurti beson se mund të jetë 4 vjet në qeverisje, pse kjo nguti për ta ndryshuar këtë ligj, transmeton Indeksonline.
Propozimi për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve dështoi që të votohet në procedurë të përshpejtuar.
Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:
Ligji për zgjedhje i ka dhjetëra probleme që duhen të adresohen në reformë të thellë, përfshi edhe votimin e diasporës në konsullata e ambasada. Duhet të bëhet edhe reformë kushtetuese me problemet që na përcjellin në disa zgjedhje.
Por në qoftë se beson që do të jesh në qeveri 4 vite, çfarë kuptimi ka anandamentimi i Ligjit për Zgjedhje brenda natës. Edhe në qoftë se beson se duhet të bëhet reforma për zgjedhje lokale (që diaspora të votojë për asamble e kryetar komunash) prapë ka kohë.
Në anën tjetër provokimi i zgjedhjeve në situate të krizës së thellë ekonomike dhe kohën kur covidi shënën 1000 rastw në ditë që i ka shkaktuar fushata e kaluar është axhamillëk i paparë.
Kemi pritur stabilitet të fortë nga mandati i fituar në zgjedhje. Me kërku edhe më shumë në kurriz të qytetarëve është e padrejtë. Uluni dhe bëni kompromis. Përndryshe kemi afinitet të jashtëzakonshëm për të krijuar kriza nga kurgë hiq.