Ahmeti- Kurtit: Tash të na tregojë a do të durojë presionin për tërheqjen e trupave apo do ta heqë taksën

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të mos testojë gatishmërinë e Qeverisë amerikane, pas kërcënimit për heqjen e trupave nga vendi.
Ahmeti përmes një shkrimi të bërë në Twitter ka thënë se Kurti nuk duhet t’i dëgjojë këshilltarët e tij, që thonë se ambasadori Richard Grenell është vetëm një ambasador, e se djali i presidentit Donald Trump nuk ka ndonjë pozitë të rëndësishme.
“Kryeministri nuk duhet të dëgjojë këshilltarë që nuk e kanë haberin, e që i thonë se Grenell është veç një ambasador, apo djali i Trumpit nuk ka pozitë etj etj. Kjo ka tejkaluar tash propagandat e portaleve e luftërat tona të brendshme të inateve. Nqs vërtetë mendon se duhet duruar këtë presion të SHBA-ve edhe me kusht të humbjes së donacioneve apo tërheqjes së trupave amerikane, duhet ta thotë këtë hapur në mënyrë që të gjithë të rreshtohen bazuar në qëndrimet”, ka thënë ai.
Kryeministri nuk duhet të dëgjojë këshilltarë që nuk e kanë haberin, e që i thonë se Grenell është vec një ambasador, apo djali i Trumpit nuk ka pozitë etj etj. Kjo ka tejkaluar tash propagandat e portaleve e luftërat tona të brendshme të inateve.
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) March 10, 2020