75 Mall Live Search
15:36 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ahmeti: Le ta kujtojmë sot vrasjen më makabre të ndodhur në tokën evropiane

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kujtuar 11 Korrikun e vitit 1995.

Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se le të kujtojmë sot mijëra njerëzit që u masakruan më 11 korrik 1995, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre identitare, për shkak se kishin tjetër gjuhë, histori, fe etj.

Ja postimi i tij në Facebook:

Osman Cvrka është viktima më e re që do të varroset në Srebrenicë. Ai kishte vetëm 16 vjet kur e vranë trupat e Ratko Mlladiqit.

Osman Cvrka është një nga 33 trupat që do të varrosen sot në Potoçari. Ende. Njëzet e katër vjet ​ më vonë. ​

Përvjetori i gjenocidit në Srebrenicë shënohet sot në kohën kur ka ende pushtetarë në Ballkan që e cilësojnë atë si mit, në kohën kur në rajon nuk janë shuar ende projektet politike për shtypjen, shfrytëzimin dhe ndarjen e popujve.​ ​

Le të kujtojmë sot mijëra njerëzit që u masakruan më 11 korrik 1995, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre identitare, për shkak se kishin tjetër gjuhë, histori, fe etj.

Lë ta kujtojmë sot vrasjen më makabre të ndodhur në tokën evropiane, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, edhe me përgjegjësinë e aktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.​ ​​ ​​ ​

Drejtësinë e munguar dhe nevojën për përballjen me të kaluarën.