75 Mall Live Search
20:08 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / Z S

Ahmeti: Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike

Sot në Prishtinë është mbajtur një protestë kundër Gjykatës Speciale. Kjo protestë është organizuar nga ana e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së.

Pjesëmarrës në këtë protestë ka qenë edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, Pas protestës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Ahmeti u shpreh se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike.

Postimi i plotë:

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike.

Drejtësia për shqiptarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike e dëshmi të fabrikuara nga Serbia e Rusia.

Sot në Prishtinë, bashkë me mijëra qytetarë, dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet!

Lavdi UÇK-së!./Indeksonline/