11:48 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ahmeti “mbron” Thaçin: S’është marrëveshje ndërkombëtare, por zotim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar marrëveshjen “sekrete” të presidentit Hashim Thaçi, nga kryeministri aktual Albin Kurti.

“Nuk po i përcjelli, me shumë jam i përkushtuar të merrem me projektet e komunës se sa të merrem me marrëveshje të vitit 2013, letërkëmbime apo jo. Besoj që të gjitha partitë politike kanë potencuar se bashkëpunimi ynë në NATO nuk vihet në pikëpyetje”.

“Kushtetuta thotë se çfarëdo marrëveshjeje ndërkombëtare duhet të ratifikohet, ndaj kjo nuk është marrëveshje ndërkombëtare më shumë e kishë konsideruar si zotim. Ka tema të tjera që do të mund të gjejnë gjëra për veprimet e Thaçit se sa kjo”.