17:07 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ahmeti: Me në fund një vendim i drejtë i gjyqësorit

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me  mosrinumërimin e votave në Prishtinë.

Shpend Ahmeti për Indeksonline ka thënë se me në fund një vendim i drejt i gjyqësorit.

“Më në fund një vendim i drejt i gjyqësorit. Nuk ka pas asnjë bazë ligjore që të merret ai vendim nga PZAP dhe supremja e vërtetoi këtë fakt” ka thënë Ahmeti.

Ai ka shtuar se nuk ka ndonjë arysje për zvarritje të numërimit të votave me kusht dhe ato me postë.

“Tash me rëndësi të numërohen sa më shpejtë votat me kusht dhe ato me postë. Nuk ka kurfarrë arsyje për zvarritje” ka shtuar Ahmeti.

Gjykata Supreme ka pranuar ankesën e LVV të bazuar lidhur me mosrinumërimin e votave në Prishtinë dhe Prizren./Indeksonline/.