75 Mall Live Search
21:50 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / MSH

Ahmeti merr mbështetje të madhe në Konjuh

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, po synon edhe një mandat në këtë komunë.

Ai është takuar me qytetarë të Konjuhit, nga të cilët mori pozitivitet, mbështetje dhe energji të jashtëzakonshme, shkruan IndeksOnline.

“Në çdo takim, përkrahja e qytetarëve është e madhe, sepse këtë e kemi dëshmuar me punë e jo me fjalë boshe. Prandaj programi ynë është program i qytetarëve” u shpreh Ahmeti.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sonte na mirëpritën qytetarët e shumtë të Konjuhit, me energji të jashtëzakonshme dhe mbështetje të palëkundur.

Në çdo takim, përkrahja e qytetarëve është e madhe, sepse këtë e kemi dëshmuar me punë e jo me fjalë boshe. Prandaj programi ynë është program i qytetarëve.

Faleminderit Konjuh, për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme!