Ahmeti merr një vendim në Komunë, në shenjë respekti për Astrit Deharin
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në shenjë kujtimi për Astrit Deharin dhe në shenjë proteste për moszbardhjen e rastit të tij, Komuna e Prishtinës në mënyrë simbolike do t’i ndalë të gjitha shërbimet me palë për pesë minuta, prej orës 14:00.
Sipas tij, këto pesë minuta do të jenë minuta të shprehjes së respektit e kujtimit për kolegun tonë Astrit Dehari.
“Gjithashtu, le të jetë kjo edhe porosi se jeta në Republikën e Kosovës nuk mund të vazhdojë normalisht, pa u zbardhur në tërësi rasti i Deharit”, ka deklaruar ai
