Ahmeti merr përkrahje të madhe në Qallapek

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti ka marrë përkrahje të madhe në Qallapek.
Sipas Ahmetit, përkrahja masive është një motiv dhe një vlerësim i qartë për punën e bërë.
Postimi i plotë:
Sonte qytetarët e Qallapekut u bashkuan fuqishëm për fitore!
Kjo pritje masive është një motiv dhe një vlerësim i qartë për punën tonë. Është dëshmi se besimi dhe përkrahja për vizionin tonë janë rruga e duhur drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
Faleminderit Qallapek, për këtë mbështetje të fuqishme!/Indeksonline/