75 Mall Live Search
19:11 / E Enjte, 23 Janar 2025 / Z S

Ahmeti mirëpritet në Akllap: Ndryshimi i madh dhe i domosdoshëm për Kosovën është i nevojshëm

Kandidati i LDK-së për deputet Imri Ahmeti ka takuar sot disa banorë në Akllap.

Ai u shpreh se ndryshimi i madh dhe i domosdoshëm për Kosovën është i nevojshëm.

”Sonte në Akllap, në mesin e qytetarëve bujarë dhe punëtorë, morëm edhe një herë konfirmimin se ndryshimi i madh dhe i domosdoshëm për Kosovën nuk është vetëm i dëshiruar, por edhe i nevojshëm”, ka shkruar Ahmeti.

Faleminderit secilit prej jush, ka shtuar më tutje ai./Indeksonline/