14:16 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Mjedisi është i pazëvendësueshëm, ta ruajmë së bashku

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Ditën Botërore të Mjedisit, ka thënë se kjo ditë na shërben për të kujtuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit në të cilin jetojmë, transmeton IndeksOnline.

Ai ka thënë që ndërvite janë përkujdesur që të rriteshin hapësirat e gjelbra në Prishtinë.

Ndërsa ka shtuar se përgjegjësia është e secilit prej nesh, kur bëhet fjalë për ruajtjen e mjedisit.

Statusi i plotë i tij në Facebook:

Mirëdita Prishtinë,

Sot shënohet Dita Botërore e Mjedisit, që shërben si datë që na kujton rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit ku jetojmë.

Ndërvite jemi përkujdesur që hapësirat e gjelbra të rriten në Prishtinë. E pikërisht tani, po shënohet edhe “Prishtina Green Week”. Po mbjellim shumë drunj dhe po vendosim plot vazo gjelbëruese anekënd qytetit. Po punojmë që Prishtinës t’ia kthejmë ngjyrat me pamjen drunjve e bimëve.

Mjedisi është i pazëvendësueshëm, prandaj ta ruajmë së bashku. Është përgjegjësi e secilit prej nesh!