Ahmeti: Ndërtimi i kësaj ambasade tregon se Kosova dhe Amerika do të jenë partner për një kohë shumë të gjatë
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka folur gjatë inaugurimit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ai ka thënë se ky ndërtimi i këtij objekti e ka gëzuar shumë përveç që është madhështor, u ka lehtësuar edhe qytetareve procedurat për pajisje të vizave.
“Muaj me pare e kom vizituar objektin dhe ky objekt më ka lënë shumë përshtypje”, tha Ahmeti.
Ai tha se ndërtimi i këtij objekti tregon se Kosova dhe Amerika do të jenë partnerë edhe për një kohe të gjatë, përcjell Indeksonline.
“Ndërtimi i kësaj ambasade tregon se parntershipi mes Kosovës dhe ShBA-ve është shumë i fort.
Kosova dhe Amerika do të jenë partner për një kohë shumë të gjatë dhe e mira e e ndërtimit të kësaj ambasade është se qytetaret nuk kanë nevojë më të shkojnë në Shkup që të pajisen me viza por ata e kane ambasadën tashmë në Kosovë”, u shpreh Ahmeti./Indeksonline/