75 Mall Live Search
19:25 / E Premte, 24 Janar 2025 / FR

Ahmeti në Lipjan: Kur gratë bashkohen, ndryshimi bëhet i pashmangshëm

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka vizituar qytetarët e komunës së Lipjanit.

Ahmeti, përmes një postimi në facebook u shprehë se qindra gra të Forumit të Gruas së LDK-së treguan se fuqia dhe vizioni i tyre janë zemra e betejës sonë për ndryshim.

Ndërsa theksoi se së bashku, po ndërtojmë një të ardhme të drejtë, të barabartë për të gjithë.

“Kur gratë bashkohen, ndryshimi bëhet i pashmangshëm!

Sonte kjo u dëshmua në Lipjan, qindra gra të Forumit të Gruas së LDK-së treguan se fuqia dhe vizioni i tyre janë zemra e betejës sonë për ndryshim.

Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme të drejtë, të barabartë për të gjithë!”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Imri Ahmeti kandidon me numër 7./Indeksonline/