23:59 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Në Prishtinë këtë javë fillojmë me ndihma e vazhdojmë me pakon ekonomike

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi numri i të infektuarve me koronavirus në Prishtinë ka shkuar në 15.

Ai tha se s’po themi më dy javët e ardhshme janë kritike vetëm se duhet punuar bashkë për ta kaluar, transmeton Indeksonline.

Ahmeti u shpreh i bindur se do të kalohet, me qetësi e disiplinë.

Postimi i plotë:

Shkoi edhe një javë. Bilanci prej 15 në Prishtinë e 94 në Kosovë i mirë krahasuar me shtetet tjera por aspak arsye për tu relaksuar. Spo themi më dy javet e ardhshme janë kritike vec po themi të punojnë bashkë deri ta kalojmë. E do ta kalojmë! Me qetësi e diciplinë.

Në Prishtinë këtë javë fillojmë me ndihma e vazhdojmë me pakon ekonomike.

#rriNshpi