75 Mall Live Search
12:14 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Në rajonin e Prishtinës do të ketë vërshime, për çdo urgjencë lajmëroni në këtë numër

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat nga Instituti Meteorologjik, sot në kryeqytet pritet të ketë përmbytje.

“Për shkak të situatës në liqene, reshjet janë të mirëseardhura, por në kohë të shkurtër mund të na shkaktojnë dëme materiale”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Sipas të dhënave të Institutit Meteorologjik dhe duke u bazuar në situatën në shtetet fqinje ju informojmë se sot në rajonin e Prishtinës, do të ketë vërshime. Për shkak të situatës në liqene, reshjet janë të mirëseardhura por në kohë të shkurtër mund të na shkaktojnë dëme materiale.

Për çfarëdo urgjence lajmëroni në 080012233!

#prishtina