Ahmeti: Në VV kur përmendej koalicioni me LDK dhe varri i Rugovës, disa anëtarë e braktisnin partinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në mbledhjet e VV-së, kur përmendej vizita te varri i Rugovës dhe një koalicion i mundshëm me LDK-në, Durguti dhe Selimi çoheshin për të dalë jashtë, shkruan Indeksonline.
“Me përmend varrin e Rugovës, Aida Durguti, Rexhep Selimi dhe nja katër të tjerë e braktisnin partinë menjëherë. Vizita te varri i Rugovës ka qenë blasfemi.
Unë kam qenë prezent kur kemi diskutuar për me hy në koalicion me LDK-në dhe u cu Rexha dhe Aida Durguti kanë dalë jashtë”, ka thënë Ahmeti.
Tutje, Ahmeti tha se Kurti thoshte që në rastin me të mirë, për Rugovën mund të flasim për librat e tij, si kritik letrar.
“Ibrahim Rugova është person i rëndësishëm në historinë e Kosovës. Ai thojke në rastin më të mirë ne mundemi me fol për librat e tij, si kritik letrar”, tha Ahmeti në T7.