18:04 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Ahmeti nënshkruan vendimin për shkallën e gatishmërisë emergjente, në nivel komune

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar vendimin përmes së cilës ngritet shkalla e gatishmërisë emergjente në nivel Komune.

“Përmes këtij vendimi mobilizohet struktura e sistemit të mbrojtjes, shpëtimit, prokurimit, ndihmës dhe shërbimeve të tjera emergjente, të cilat do të koordinojnë, planifikojnë dhe zbatojnë të gjitha masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Me kujdesin maksimal për veten dhe të tjerët, bashkë do t’ia dalim edhe në këtë sfidë”, thuhet në njoftim./Indeksonline