75 Mall Live Search
11:05 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Nga 66 raste në Prishtinë, 45 të shëruar plotësisht, po shkojmë drejt mposhtjes së virusit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u ka uruar qytetarëve një vikend të bukur me lajme të mira.

Ai në një status në Facebook ka thënë se Prishtina nga 66 raste pozitive me Covid-19, janë shëruar 45 plotësisht që do të thotë se janë vetëm 21 raste aktive.

Ahmeti poashtu tha se një lajm tjetër i mirë është edhe shiu këtë vikend, pasi ka rënie të Badovcit e Batllavës, prandaj të reshurat në javë e parë të majit janë të rëndësishme për akumulimet.

Më poshtë statusi i plotë: