75 Mall Live Search
09:53 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ahmeti nga LVV-ja për emërimin e Shqipe Pantinës: S’ka hapësirë për rehatimin e kolegëve partiakë e familjarëve

Anëtarja e Partisë SocialDemokrate, Shqipe Pantina, pritet të emërohet ambasadore në Japoni. Kështu kanë raportuar gjatë ditës së sotme disa media.

Mirëpo, lidhur me këtë, ka reaguar këshilltari i ish-ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufcës, Kreshnik Ahmeti.

Sipas tij, këto emërime të mundshme janë skandaloze.

 “Do t’ishte skandaloze nëse emrat e përmendur marrin pozita dhe tituj diplomatikë. Konkursi i jashtëm, i shpallur para disa javëve, është i jashtëligjshëm, sepse nuk e ka miratimin e MAP-it dhe nuk ka buxhet të paraparë për ato punësime. Për këtë konkurs dhe konkurset e tjera eventuale të tilla, qeverisja jonë e ardhshme do të marrë vendimet e duhura në përputhje me ligjin. Shërbimi i jashtëm nuk ka hapësirë për rehatimin e kolegëve partiakë e familjarëve të pushtetarëve”, ka thënë Ahmeti.