21:51 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / Blerim

Ahmeti njofton: Hapet thirrja e aplikimit për përkrahjen e mediave me lokacion në Prishtinë

Shpend Ahmeti, përmes një postimi në FB ka njoftuar se kanë hapur thirrjen për aplikim për grante, në përkrahje të mediave që janë me lokacion në Prishtinë.

Ai ka publikuar edhe një lind në të cilën tregohen hollësitë, mënyra dhe kushtet e aplikimit.

Kujtojmë që kjo vjen si ndihmë nga Komuna e Prishtinës, për shkak të dëmtimit që mediat kanë pasur si pasojë e pandemisë COVID-19.

Ky është njoftimi i Ahmetit:

Ashtu siç paralajmëruam ditë më parë, po e hapim thirrjen e aplikimit për grante për përkrahjen e mediave me bazë, zyre apo lokacion në Prishtinë.

Duke qenë se mediat janë ndër elementet më të rëndësishme të demokracisë, në këtë kohë të pandemisë duhet të përkrahen ashtu që të mundësohet dhe ndihmohet funksionimi i tyre.
Aplikimi është i hapur nga 1 deri më 8 dhjetor 2020.

Të gjitha hollësitë për mënyrën dhe kushtet e aplikimit i gjeni në vegëzën: