75 Mall Live Search
10:50 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerim

Ahmeti njofton se bizneset e prekura nga COVID-i mund t’i dorëzojnë dokumentet nga 11-15 janar

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në FB, ka thënë se bizneset përfituese të grantit të prekura nga COVIDi që s’kanë arrit t’i dorëzonin apo kompletonin dokumentet e kërkuara, ato këtë mund ta bëjnë nga 11-15 janar.

Ky është postimi i tij:

Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga #covid19 që për cfarëdo arsye nuk kanë arritur t’i dorëzonin dhe kompletonin dokumentet e kërkuara, do të mund t’i dorëzojnë ato nga 11 – 15 janar 2021.

Dokumentacioni do të dorëzohet në katin përdhesë të ndërtesës së vjetër të Komunës.

Dokumentet e kërkuara janë:

– Leternjoftimin valid, kopje në të dyja anët

– Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit

– Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr.81 dhe është 9 shifror)