16:09 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ahmeti njofton se komunikacioni te rrethi i Fushë Kosovës do të rioerientohet

Kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se për shkak të kërkesave të shumta, komunikacioni te rrethi i Fushë Kosovës do të riorientohet.

Ahmeti ka treguar edhe skicat ku shihet drejtimi i komunikacionit në rrugët përreth, transmeton Indeksonline.

“Për shkak të kërkesave të shumta komunikacioni te rrethi i Fushë Kosovës do të riorientohet. Edhe pse ky krah është dalës nga rrethi, deri në ndërtimin e krahut tjetër do të përdoret si hyrje në rreth (apo për dalje nga Prishtina. Në skicën më poshtë e shihni drejtimin e komunikacionit në rrugët përreth”, ka shkruar Ahmeti në facebook./Indeksonline/