17:21 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ahmeti paralajmëron vikend fenomenal në Prishtinë

Kjo fundjavë do të jetë plot ritëm, agëtim e festë.

Si kurrë më parë në kryeqytet do të zbresin yjet e muzikës më në zë në botë. Krejt kjo në kuadër të festivalin ‘Sunny Hill’ organizuar për herë të parë nga Dukagjin Lipa.

Sigurisht magjia e gjithë këtij eventi do të jetë Dua Lipa, e cila do të performojë para adhuruesve kosovarë këtë të premte.
Që kryeqyteti do të ketë një vikend fanastik e thotë edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai ka shkruar një status, ku tregon tre yjet e famshëm që do të performojnë në kuadër të festivalit në fjalë, ndërsa pas festivalit me datë 13 do të bëhet hapja e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, shkruan Indeksonline.

Ky është statusi i Ahmetit:

Vikend Fenomenal ne Prishtine!!!!!
10 Gusht – Dua Lipa
11 Gusht – Action Bronson
12 Gusht – DJ Martin Garrix
dhe shume artiste tjere
13 Gusht – Hapja e Stadiumit me Superkupen e Kosoves Drita – Prishtina
gotta love this place!