Ahmeti: Parkimi nëntokësor tek UP-ja, përfundon pas zgjedhjeve komunale

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se vendparkimi nëntokësor tek Universiteti i Prishtinës, do të përfundojë pas zgjedhjeve komunale.
“Këtë projekt nuk po e bëjmë për fushatë, por po ia lëmë Prishtinës si diçka të bukur. Projekti nuk ka qenë ide jona, por ka ekzistuar kaherë”, ka deklaruar Ahmeti.
“Këtë projekt nuk po e bëjmë për fushatë, por po ia lëmë Prishtinës si diçka të bukur. Projekti nuk ka qenë ide jona, por ka ekzistuar kaherë”, ka deklaruar Ahmeti, derisa ka thënë se punimet janë zvarritur për shkak se kishte kërkuar që drunjtë që ndodhen aty të ruhen.
“Nuk premtoj se të gjithë drunjtë do të ruhen, por po bëjmë përpjekje që shumica prej tyre të zhvendosen e pas përfundimit të projektit të kthehen sërish”, ka shtuar Ahmeti.