Ahmeti pas anulimit të takimit në Shtëpinë e Bardhë: Si duket jemi një kartë me çmim të lartë të pokerit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar anulimin e takimit në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë.
Ahmeti ka shkruar se shtyrja e takimit dhe aktakuza e Prokurorit Special tri ditë para këtij takimi është mjaft problematike dhe se me Kosovën po luhet poker.
“Shtyrja e takimit nga Richard Grenelli në Shtëpinë e Bardhë dhe komunikata e aktakuzës tre ditë përpara takimit nga Gjykata Speciale janë përtej nivelit tonë të cilin mund ta paguajmë. Fatkeqësisht, si duket ne jemi një kartë me çmim të lartë të pokerit. Shpresojmë që jemi duke u trajtuar nga lojtarët e duhur dhe nuk tregtohemi lehtë” , ka shkruar Ahmeti në Twitter.
#Kosovo #WhiteHouse meeting pushed by @RichardGrenell and the indictment press release three days prior by the Court are above our paygrade.
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) June 26, 2020
Unfortunately, it seems we are a card at a very high stakes poker game.
Hope we are dealt to the right players and not traded easily.