Ahmeti pas fitores: LDK në Lipjan ofroi një pasqyrë tjetër të zgjedhjeve
Gjatë ditës së sotshme, Imri Ahmeti u rizgjodh kryetar i degës së LDK-së në Lipjan.
Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Ahmeti fitoi bindshëm, shkruan Indeksonline.

Pjesë e Kuvendit ishin edhe pjestarë të rëndësishëm të LDK-së, Agim Veliu, Gazmend Muhaxheri, Naser Osmani, Arban Abrashi dhe Hazir Borovci.
Indeksonline kontaktoi me Imri Ahmetin pas fitores në Kuvendin Zgjedhor.
Ai u shprehë se procesi i zgjedhjeve të LDK-së në Lipjan ka shkuar në mënyrën më të mirë dhe se ka qenë një proces i hapur.

“Procesi në Lipjan ka shkuar jashtëzakonisht mirë nga fillimi, tek të gjitha nëndegët, ka pasur një proces të hapur, një rrjedhje e lirë e aktivizimit të njerëzve, zgjedhjes së njerëzve nëpër nëndegë. Një harmonizim qindpërqind i të gjitha strukturave të partisë dhe janë zgjedh organet drejtuese të partisë.”, tha Ahmeti.
Tutje,ai shpresoj që ky model i Lipjanit të përcillet edhe në degët ku ka pasur probleme dhe incidente.
“Ne kemi ofruar një pasqyre tjetër, një pamje të zgjedhjeve tona. Një model që do të dëshironim ta kishin të gjitha degët . Jam i bindur që ky proces do të përcillet në mënyrën më të mirë të mundshme edhe në degët tjera.”, u shprehë ai.
Ahmeti shtoi se po punohet që kjo atmosferë në Lipjan të përcillet edhe në Kuvendin e Përgjithshëm.
Në fund ai foli edhe për datën e mundshme se kur do të mbahet Kuvendi i Përgjithshëm i partisë.
“Nuk është caktuar data akoma. Po presim të mbyllet ky proces edhe në dy degë të tjera që kanë mbetur pa u përfundu gjatë kësaj jave deri ka fundi i javës së ardhshme. Edhe pastaj do të ulet kryesia dhe do të caktoj datën e saktë të kuvendit.”, përfundoi ai./Indeksonline/