75 Mall Live Search
14:12 / E Diele, 25 Korrik 2021 / AR

Ahmeti për aksidentin tragjik në Kroaci: Bashkëndjejmë dhimbjen me familjet e viktimave

Edhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka reaguar pas aksidentin e sotëm tragjk në Kroaci, ku u aksidentua një autobus me targa kosovare me ç’rast kanë humbur jetën 10 persona.

Ahmeti në emër të qytetarëve të Lipjanit u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave, ndersa të lënduarve shërim të shpejt, transmeton “Indeksonline”.

Postimi i plotë:

Bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët e viktimave në aksidentin tragjik në Kroaci ku humbën jetën dhjetë persona e disa të lënduar.

Në emër të qytetarëve lipjanas ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave ndersa të lënduarve shërim të shpejt!