75 Mall Live Search
21:15 / E Diele, 28 Shkurt 2021 / AR

Ahmeti për koncertin e Armend Rexhepagiqit: Na paska marr malli me të pa në skenë!

Këngëtari e kompozitor i njohur shqiptar Armend Rexhepagiqi posedon një zë karakteristik me të cilin përcjellë emocione dhe ndjenja të veçanta.

Sonte ai po e mban performancën muzikore në Klan Kosova, të cilin e kanë pritur me padurim fansat e tij, shkruan Indeksonline.

Kënaqësinë rreth këtij koncerti e shprehu edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili përmes një statusi në Facebook tha se është i lumtur që Armendi është artist i komunës sonë.

“Jam i lumtur që Armend Rexhepagiqi është artist i komunës tonë.  Edhe më i lumtur që ka pranuar që sontë të këndojë këngët e karrierës së gjatë krijuese.  E di që me Armendin kemi pas dëshirë që këtë koncert ta kemi me publikë dhe kështu ne ta nderojmë atë dhe ta falenderojmë për këngët e bukura.  Por, pandemia!

Megjithatë, ta shijojmë këtë koncert nga shtëpitë tona.   Live në Klan Kosova, mbështetur nga Komuna e Prishtinës.

Armend, na paska marr malli me të pa në skenë!  Falemnderit në emër të Prishtinës!”, shkroi Ahmeti./Indeksonline/