Ahmeti për “Lojën e Yjeve”: Kjo ndeshje do të jetë gjithçka pos miqësore
“Loja e Yjeve” është motoja e ndeshjes që do të mbahet sot në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Prishtinës, përcjellë Indeksonline.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke iu referuar diskutimeve në rrjete sociale, tha se kjo lojë do të jetë gjithçka pos fitore.
Ahmeti falënderoi të gjithë ata që kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj loje.
“Siç e dini kjo është pjesë e 20/20, 20, aktivitete për 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, do të udhëhiqen skuadrat nga dy trajnerët, Ismet Munishi dhe Afrim Tovërlani do të jenë trajnerët e dy skuadrave sonte. Interesimi ka qenë i madh, po iu them për bileta për këtë lojë dhe po ashtu veç se kanë filluar inatet se kush ka me fitu. I pash që në rrjetet sociale që kishin filluar me fol, kështu që kjo lojë do të jetë gjithçka pos miqësore. Do të kemi betejë të fortë për fitore. Unë dua t’i falënderoj të gjithë më së pari Granitin dhe Milotin që kanë pranuar. E di që e kanë pushimin e shkurtër para se të fillojnë përgatitjet me klubet e tyre dhe që disa ditë të këtij pushimi t’i humbim për të ardhur këtu, por megjithatë me këtë e tregojnë atë që e kanë treguar gjithmonë”, tha Ahmeti në konferencën para ndeshjes.
Në fund Ahmeti, Xhakës dhe Rashicës ia dhuroi Çelësin e Prishtinës, për promovimin e kryeqytetit nëpër botë.
Ndeshja mes yjeve do të mbahet ne stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.
Në këtë lojë do të përballen yje nga futbolli, si Granit Xhaka e Milot Rashica, nga muzika, Ledri, Mc Kresha, e shumë fytyra të njohura publike. /Indeksonline/