75 Mall Live Search
15:09 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Ahmeti për sulmin ndaj gruas rome: Çka me ba me këtë shtet?

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për sulmin që i është bërë gruas rome në Ferizaj gjatë ditës së sotme.

Ahmeti ka thënë se çfarë mund të bëhet në këtë shtet, nëse dikush sulmohet e shtetit thotë se po e merr në mbrojtje, e ai sërish sulmohet.

Ai ka thënë se duhet kërkuar përgjegjësi prej shtetit, MPB-së, Policisë, e të gjithë atyre që kanë pasur përgjegjësi për ta mbrojtur atë.

Reagimi i Ahmetit në Facebook:

Gruaja rome sulmohet prapë në Ferizaj

Kur dikush sulmohet njëherë, e sulmi paralajmërohet prapë, e shteti deklarohet që po e merr në mbrojtje e pas një dite ai person sulmohet prapë brutalisht, çka me ba me këtë shtet?

E të gjithë neve që jemi prind, ta përkujtojmë të reagojmë sa herë që e dëgjojmë fëmijët tonë kur shprehin ksenofobi, kur kanë paragjykime, kur përdorin fjalë fyese. Tolerimi i paragjykimeve e ksenofobisë sjellë mentalitete të turmes dhe sulme të tilla.

Perveç turpit të përgjithshem që duhet ta kemi të gjithë, tani duhet të kërkojmë përgjegjësi prej shtetit, prej Ministrisë së Punëve të Brendshme, prej policisë e deri tek të gjitha ata që kanë pas përgjegjësi për ta mbrojtur qytetaren.