20:39 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Po na pret një javë e vështirë, këto janë prioritet që duhet të ketë çdo familje

33 është numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Dy të fundit u konfirmuan pak më parë, një femër nga rajoni i Gjilanit si dhe një mashkull nga rajoni i Podujevës.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se të gjithë po i pret një javë e vështirë dhe si prioritet duhet të jetë qëndrimi në shtëpi.

Ahmeti renditi masat më te nevojshme që të gjithë qytetarët duhet t’u përmbahen për të mbajtur sa më larg virusin COVID-19, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Po na pret një javë e vështirë.

Prioritetet

1. #rriNshpi

2. #rriNshpi

3. #rriNshpi

4. #rriNshpi

5. #rriNshpi

6. Koordinim më i mirë institucional në lidhje me kapacitetet shëndetësore

7. Masat për familjet në nevojë (pako higjienike)

8. Masat komunale për bizneset dhe ekonominë

9. Masat qeveritare të stimulusit ekonomik

10. Vazhdimi i dezinfektimit te ndërtesave kolektive

11. Koordinimi i ndërmarrjeve publike për mirëmbajtje në qytet

12. #rriNshpi edhe njëherë

Bashkë!