75 Mall Live Search
21:48 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Po shkojmë drejt shërimit dhe të kthehemi në normalitet

I pari i komunes së Prishtinës, Shpend Ahmeti i është gëzuar rezultateve të IKSHPK-së sonte ku 43 persona janë shëruar dhe katër janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ahmeti tha se po shkojmë drejt shërimit dhe kthimit në normalitet me hapa të vegjël por të sigurt.

Shkrimi i tij i plotë:

Asnjë rast i ri në Prishtinë e katër në krejt Kosovën. 43 të shëruar në krejt Kosovën, e 9 raste aktive në Prishtinë kanë dalë negativ në testimin e parë. Po shkojmë drejt shërimit dhe të kthehemi në normalitet me hapa të vegjël por të sigurt.

Për pak harrova, mos lexoni lajme ekskluzive .

Edhe pak, Kosovë!

#rriNshpi