Ahmeti pret kampionët e Kosovës në futsall

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur kampionët e Kosovës në futsall, ekipin e FC Prishtinës.

Ahmeti në këtë takim u shprehë i gëzuar për titullin që e ka fituar ekipi nga kryeqyteti, transmeton Indeksonline.

Komuna e Prishtinës përgatiti një festë për kampionët, ku prezente ishte edhe një torte me mbishkrimin ‘Urime Kampiona’.

FC Prishtina do ta përfaqësoj Kosovën në Ligën Kampionëve të futsallit./Indeksonline/
