75 Mall Live Search
23:32 / E Shtunë, 25 Prill 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Qershia në tortë sot, vetëm një rast në Prishtinë, afër jemi!

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur se është i gëzuar që numrii i rasteve të reja nuk po rritet, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se sot është vetëm një i infektuar me koronavirus në Prishtinë, që e ka konsideruar si qershia në torte.

“Qershia në tortë për sot, vetëm një rast në Prishtinë, edhe pse 28 në krejt Kosovën.  E di që juve mund të ju duken shumë 28 por për mua është me rëndësi që numri i rasteve të reja nuk po rritet për çdo ditë.  Afër jemi.

#rriNshpi”, ka shkruar ai./IndeksOnline/