75 Mall Live Search
11:19 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Qetu jom, tu ju prit, merrne kë të doni, e hajdeni t’i shpërndajmë do pako ushqimore

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ironizuar me zhvillimet e fundit në vend politike.

Pas reagimit të presidentit Hashim Thaçi në drejtim të ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe liderit të VV-së Albin Kurti të cilët interesoheshin për lokacionin e tij dhe të deputetit Behgjet Pacolli, Ahmeti tregoi se ku është.

Madje ai tha se është në mes të objektit të qeverisë deh presidencës, në distancë të njëjtë dhe se i pret le të vijnë kur të dojnë, le të marrin kë të dojn e t’i shpërndajnë disa ndihma në kohë pandemie, shkruan Indeksonline.

“Qetu jom, tu ju prit jom, merrne ke të doni qetu më gjeni, merrni më shumë njerëz e hajdeni t’i shpërndajmë do ndihma, pako ushqimore për ata që kanë nevojë. Leni këto sene e më mirë me i ndihmu qytetarët derisa të kalon pandemia. Qetu m’keni”, tha Ahmeti në videomesazh./Indeksonline/