75 Mall Live Search
12:18 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: Qytetarët ta shtojnë kujdesin gjatë vozitjes

Rënia e borës e ka vështirësuar kalimin nëpër rrugë të Kosovës. Ndërkaq, rrugët e kryeqytetit po vazhdojnë të pastrohen edhe sot gjatë ditës.

Kështu ka njoftuar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në facebook, ku ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes.

“Pastrimi i rrugëve për t’i bërë të kalueshme është bërë tërë natën dhe vazhdon edhe tani. Edhe më tutje, ju lusim për qarkullim të kufizuar me vetura dhe për kujdes në vozitje”, ka shkruar Ahmeti në facebook.