Ahmeti-qytetarëve: Incizojeni veten duke treguar ndonjë vic, fitoni një drekë në shtëpi nga cilido restorant

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka filluar që qëndrimin e qytetarëve në shtëpi ta bëjë më atraktive.
Nga sonte fillon aktiviteti i parë, ku gjithkush ka mundësinë të dërgojë barcoleta në grupin #rriNshpi dhe postimi me më së shumti pëlqime do të fitojë një drekë në shtëpi nga cilido restorant në Prishtinë për krejt familjen, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Sonte po ja nisim me aktivitetin e parë. Dërgoni vicat e incizuara deri të mërkuren 00:00 në grupin #rriNshpi me neve dhe postimi me më së shumti llajka e fiton një drekë në shpi nga cilido restorant në Prishtinë për krejt familjen.
Nesër unë e incizoj një.
