75 Mall Live Search
13:56 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Rikthehet linja e autobusit për në aeroport, këto janë oraret e qarkullimit

Numri një i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga nesër do të rikthehet linja e autobusit të Trafikut Urban për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sipas tij, të gjithë autobusët e Trafikut Urban po i zbatojnë masat mbrojtëse kundër COVIDIT-19, sipas udhëzimeve të IKSHPK-së dhe po dezinfektohen rregullisht.