75 Mall Live Search
17:05 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ahmeti sheh nga afër punimet që po bëhen në lagjen “Dardania”

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka dalur sot në terren për të parë nga afër punimet që po kryen në njërën nga lagjet më të mëdha të Prishtinës, atë “Dardania”, transmeton IndeksOnline.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi të postuar në rrjetin social Facebook.

“Në lagjen “Dardania” sot, bashkë me ekipet, për të parë nga afër punimet dhe investimet që po bëhen në këtë pjesë për përmirësimin e infrastrukturës.

Parkingjet, lidhjet, shtigjet, rrugët!”, ka shkruar Ahmeti.