13:59 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Shifrat e fundit janë alarmante, e kemi obligim të ruajmë veten dhe të tjerët

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se shifrat e fundit të rasteve të reja me COVID-19 janë alarmante dhe shqetësuese.

Ahmeti ka lutur qytetarët që bashkë të vazhdojnë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtutjeshme dhe rëndimi i situatës edhe më shumë, transmeton Indeksonline.

Numri një i Prishtinës porositi që të barten maskat, të dezinfektohen duart dhe të mbahet distanca.

Prishtina është komuna me më së shumti të infektuar në gjithë Kosovën.

Postimi i plotë:

Mirëdita Prishtinë,

Shifrat e fundit të rasteve të reja me #covid19 janë alarmante dhe shqetësuese!

Ju lusim shumë që bashkë të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.

Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!

Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!

#prishtina ?

#shpiPRkrejt ?