75 Mall Live Search
15:45 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Ahmeti shpall punëtorin e “Hortikulturës”, si më të mirin e ditës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, ka vazhduar me shpalljen e punëtorit të ditës.

Kësaj radhe këtë cimim e ka fituar punëtori i Ndërmarrjes Publike “Hortikultura”, Rasim Çadraku.

Ahmëti e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook.

“Një duartrokitje për punëtorin e ditës! Pa hezitim po kontribuon në përkujdesin e hapësirave të gjelbërta në Komunën e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkohë, kjo praktikë e Ahmetit ka filluar para disa ditësh. Tashmë kreu i Prishtinës çdo ditë po e zgjedh punonjësin e ditës, në shenjë falenderimi për ata që po punojnë gjatë kohës së pandemisë.