Ahmeti: Sot, në Prishtinë janë testuar 103 persona me testin serologjik, 50 nga ta punëtorë shëndetësor

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se se sot në kryeqytet janë testuar 103 persona me testin serologjik, pra detektimin e antitrupave.
Ai thotë se 53 nga ta janë me simptome, në mesin e tyre 50 punonjës shëndetësorë.
Ky është postimi i tij:
Sot, në Prishtinë janë testuar 103 persona me testin serologjik, pra detektimin e antitrupave.
Edhe më tutje testimi PCR me strishë e që bëhet në IKSHP është testi më i sigurt për të dëshmuar se a keni virusin tani apo jo.
53 pacientë me simptome, prej të cilëve 8 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 10 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë që e kanë kaluar virusin)
35 punëtorë shëndetësor prej të cilëve 7 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 2 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë (që e kanë kaluar virusin)
15 punëtorë shëndetësor prej të cilëve 2 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 0 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë (që e kanë kaluar virusin)
103 testime
17 me antitrupa IGM (qe shfaqen ne javen e dyte)
12 me antitrupa IGG
P.S. bashkangjitur eshte nje grafikon qe shpjegon shfaqjen e antitrupave (proteinave) IGG dhe IGM
