19:12 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ahmeti: Stadiumi i Prishtinës do të shërbejë edhe për reprezentacionin tonë [Foto]

Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vizituar sot punimet e Stadiumit të qytetit të Prishtinës.

Ahmeti ka treguar se komuna ka dhënë kontributin me 1 milionë euro në renovimin e stadiumit pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Ai po ashtu ka thënë se stadiumi para shumë vitesh është dhënë në shfrytëzim për Klubin Fotbollistik, Prishtinën, por sipas tij,  kanë pasur marrëveshje që 21% e të hyrave nga stadiumi klubi t’i ja jap Komunës.

Postimi i Ahmetit në Facebook:

Sot vizituam punimet në stadiumin e qytetit të Prishtinës. Ky stadium, pronë e Komunës dhe qytetarëve të Prishtinës do të shërbejë edhe për Reprezentacionin tonë. Komuna ka kontribuar me 1 milion euro në renovimin e stadiumit pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Stadiumi para shumë vitesh i është dhënë në shfrytëzim KF Prishtinës nga Komuna me marrëveshjen që 21 % të hyrave nga stadiumi Klubi të ja jap Komunës. Kjo nuk ka ndodhë asnjëherë dhe nuk ka raporte financiare nga klubi i privatizuar.

Ky stadium është vlerë e qytetit dhe do të trajtohet si i tillë. Në të ardhmen do të kujdesemi që stadiumi ti shërbejë sportit, qytetarëve dhe Prishtinës, në mënyrë transparente.

Mbi Prishtinën është vetëm qielli/Indeksonline/