Ahmeti, Sveçlës: S’ke nevojë me dërgu listën e Krivaçës, shpejtësia e kapjes nga Policia është për tu përshëndetur!

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është përfshirë në debatin në mes të Prokurorisë së Shtetit dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sipas tij, ky i fundit nuk duhet të merret vazhdimisht me rastin e Dardan Krivaqës, mirëpo edhe me rastet e tjera.
“Familjes së Marigonës fare pak ju intereson tashmë numri i veprave të Krivaqes. Por të gjithë neve na intereson që ajo që i ka ndodh Marigonës mos ti ndodh askujt në Kosovë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Ministri Sveçla duke i raguar prokurorisë dhe gjykatës në Ferizaj është çuditur se si ata nuk e dijnë që Dardan Krivaqa i ka 136 raste në Polici dhe ju ka ofruar listën e tyre.
Një pjesë edhe pajtohem me Xhelalin në atë çka ka thënë, se me qenë të kënaqur qytetarët me gjykata nuk do të ju votonin.
Xhelal – s’ke nevojë me dërgu listën e Krivaçës. Ai është në burg dhe shpejtësia e kapjes nga Policia është për tu përshëndetur.
Identifikoni kush tjetër në Kosovë ka 136 vepra dhe sorollatet i lirë. Identifikoni burrat që kanë raste të shumta të kanosjes dhe rrahjes së grave të tyre . Ndalni ato që ende skanë ndodhur, mos u arsyetoni për ato që tashmë kanë ndodhur.
Familjes së Marigonës fare pak ju intereson tashmë numri i veprave të Krivaqes. Por të gjithë neve na intereson që ajo që i ka ndodh Marigonës mos ti ndodh askujt në Kosovë.