75 Mall Live Search
22:08 / E Enjte, 21 Mars 2024 / S Z

Ahmeti thotë se deklarata e Hill u keqkuptua

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po vlerëson se u keqkuptua deklarata e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, kur tha se Serbia është më afër NATO-s se sa Kosova.

Sipas Ahmetit, është më se reale që ushtria e Serbisë ka pasur më shumë ushtrime të përbashkëta me NATO-n, se sa Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Mendoj që u keqkuptua deklarata e Hill dje, se Serbia është më afër NATO, është dhënë në një televizion serb. Nuk po them se atje flet ndryshe, këtu ndryshe por, realisht më shumë ushtrime ka pasur ushtria e Serbisë me NATO-n se sa që kanë bërë Forcat e Armatosura të Kosovës. Nuk po them që është faji i qeverisë, por ia kemi huq për shkak të qeverisë vitin e kaluar në ushtrimet e përbashkëta”, u shpreh ai në TËVË 1.