75 Mall Live Search
13:27 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Ahmeti thotë se rrugët po pastrohen, lutë qytetarët për qarkullim të kufizuar

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se të gjitha kompanitë e kontraktuara dhe të gjitha kapacitetet komunale janë në pastrim të rrugëve.

I pari i komunës ka lutur qytetarët për qarkullim të kufizuar, transmeton Indeksonline.

“Prishtina i ka 2200 rrugë dhe bora pastrohet vazhdueshëm. Megjithatë, për shkak të reshjeve të mëdha, qarkullimi është i vështirësuar. Ju lusim për qarkullim të kufizuar dhe pas ndaljes së reshjeve do të jemi në gjendje të stabilizojmë situatën edhe më tutje. Falënderoj ekipet që po vazhdojnë me punë pandërprerë”, ka shkruar Ahmeti./Indeksonline/